Edhe një herë për basketbollin e Kosovës, që e ka kapluar kriza e thellë

Basketboll

Edhe një herë për basketbollin e Kosovës, që e ka kapluar kriza e thellë

Nga: Kemajl Goca Më: 24 dhjetor 2020 Në ora: 18:28
Edhe një herë për basketbollin e Kosovës, që e ka kapluar kriza e thellë

Se basketbollit i Kosovës është në krizë të thellë, e dëshmon se në shumicën e ndeshjeve lojtarët nga shtetet e jashtme shënojnë më së shumti pikë! Ky është treguesi më i keq!

Se basketbolli ynë ka pak lojtarë vendorë, që mund të vendosin ndeshjen, dihet! Ata numërohen në gishta!
Trepça nga Mitrovica shkarkoi Serhat Neven Plantak dhe në vend të tij e ka emëruar një turk Serhat Sehit, me shpresë se ky do të zgjidh telashet e rezultateve në javët e ardhshme. 

Basketbollit po i vjetërohet gjenerata e basketbollistëve vendorë edhe ashtu kanë pak që meritojnë të jenë në pesëshen e parë, do të mbetet në një situatë kaotike në një të ardhmen të afërt. 

Edmond Azemi ende po luan për Sigal Prishtinën sepse është i domosdoshëm përkundër se është veteran! 

Disa njohës dhe trajner të kësaj loje, kanë frikë se brenda 3-4 viteve do të bjerë basketbolli në një nivel katastrofë nëse nëpër klube nuk i kushtohet rëndësi puna me të rinj! Basketbolli e ka kapluar kriza e thellë, pak lojtarë vendorë dhe të huajt vendosin për fitoret e ekipeve.

Po këta lojtarë të huaj, me gjithë respektin që kanë ardhur dhe t’i mbrojnë ngjyrat e skuadrave tona, a mund t’i sjellin Kosovës ndonjë sukses në rrafshin ndërkombëtar? Jo!

Lojtari i mirë nuk vjen në Kosovë! Këtë duhet ta dini një herë e përgjithmonë. A e dini pse? Nuk keni buxhet milionësh që të paguani dikë! Vijnë ata që nuk mund të gjendet diku tjetër, e kanë pak më mirë në klubet tona!

Kosova nuk e ka një profil të Naim Hajrizit, as të Ferit Zekollit, as të Blerim Vuniqit, as të Besim e Bekim Maxhunit, as të Samir Shaptahoviqit, as të Sokol Osmanit, as të Ibrahim Karabeg etj.   

Nuk janë asnjë si profili i Dardan Berishës dhe që mund të paktën të bëjnë në një formë diferencën. Po e zëmë, nëse të gjitha klubet nesër bien në krizë, që sigurisht do të jetë e pashmangshme, si i ndodhi Prishtinës, hiqja lojtarët e huaj Rahovecit, Ponte Prizrenit, Bashkimit, Vëllaznimi etj. ku do të bien?

Poshtë e më poshtë. Më mirë investoni në lojtarë të rinj, duroni 3-4 vite se sa nesër do të falimentoni, të paktën nuk do të keni lojtarë nëpër klube. Sa për nivel të ligës, nuk e di a dallojmë apo jemi më poshtë se Shqipëria! Dy fjalë edhe për shkollat të basketbollit, grahni punës dhe nxirrni talent, mos synoni vetëm të përfitoni! Kosova është në rrugë jo të mirë, pak shumë pak basketbollistë vendorë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat