NBA udhëzon ekipet për marrjen dhe administrimin e hershëm të vaksinës COVID-19

Basketboll

NBA udhëzon ekipet për marrjen dhe administrimin e hershëm të vaksinës COVID-19

Më: 25 dhjetor 2020 Në ora: 21:22
NBA

NBA ka lëshuar udhëzim për vaksinën anti-COVID-19, të cilën klubet duan ta marrin, ato duhet të ndjekin udhëzuesin dhe tu përmbahen rregullave.

NBA u dha një paralajmërim ekipeve të enjten se privilegjet janë të ndaluara, ekipet duhet të ndjekin dhe administrojnë vaksimimet e sapo lëshuara të koronavirusit në një bazë ekipore duke ju bindur udhëzimeve të shëndetit publik, sipas një dokumenti të marrë nga ‘ESPN’.

Në informimin e ekipeve nga ekspertët mjekësorë që këshillojnë NBA, janë në marrëveshje me FDA se vaksinat e reja Pfizer dhe Moderna për koronavirusin janë të sigurta dhe efektive, NBA u tha skuadrave se liga do të punojë për të vaksinuar lojtarët dhe stafet e saj ‘në përputhje me kohën dhe caktimin e përparësive të përcaktuara nga udhëzimet e zbatueshme të shëndetit publik”, thuhej në dokument.

NBA po bën përjashtime për mjekët e ekipeve, personelin  dhe anëtarët e moshuar të stafit ose ata që kanë mundësi të ekspozohen ndaj rrezikut më të lartë për komplikime të ndryshme me kontraktimin e COVID-19, thuhet në dokument.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat