Trepça fundoset keq, Vëllaznimi ballëlart

Basketboll

Trepça fundoset keq, Vëllaznimi ballëlart

Nga: Kemajl Goca Më: 26 dhjetor 2020 Në ora: 16:56
Trepça fundoset keq, Vëllaznimi ballëlart

Trepça pëson humbjen e nëntë nga 11 ndeshjet e deritashme në Kampionatin e Republikës së Kosovës në basketboll. 

Trepça gjithnjë e më shumë po fundoset.  

Sot pësuan humbje me rezultat 91:86 (22:22, 26:15, 16:17, 25:32) nga Vëllaznimi i Gjakovës, në takimin që u zhvillua në palestrën e sportit "Minatori".

Në minutën e 37-të, Trepça ngushton rezultatin në pesë pikë (73:78), por edhe të përmbysin epërsinë e rivalit. 

Kjo humbje është goditje e rëndë, një paralajmërim se mund të bien edhe nga liga. 

Basketbollisti Cendrik Council realizon 30 pikë, Christopher Hortman 25 dhe Devonte Jackson 17 pikë, të cilët janë kreatorët e fitores. 

Te Trepça u veçuan Tramaine Andre Isabell Jr dhe Mojeed O Ewuosho, që shënuan 25 përkatësisht 21 pikë.  
Vëllaznimi është në vend të gjashtë me 13 pikë, Trepça është në fund të tabelës (i teti) me 13 sosh apo me 2 fitore e 9 humbje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat