Ditë të zeza për Sigal Prishtinën

Basketboll

Ditë të zeza për Sigal Prishtinën

Nga: K.Goca Më: 26 dhjetor 2020 Në ora: 17:10
Ditë të zeza për Sigal Prishtinën

Sigal Prishtina po përjeton ditët më të zeza në 20 vitet e pasluftës! Golden Eagle Ylli nga Theranda, ka shënuar fitore me rezultat 78:73 (12:17, 20:18, 22:19, 24:19) ndaj Sigal Prishtinës, në takimin e javës së 11-të të Superligës së Kosovës. 

Bardhekaltrit vazhdojnë me humbje, ndërsa Ylli ka arritur fitore që ka vlerën e arit. 

Basketbollistët Cody John shënon 16 pikë, Samir Zekiqi 13, Valon Bunjaku 12, Egzon Kuqi 12 pikë, duke kontribuar në fitore. 

Fisnik Rugova me 19 pikë dhe Edmond Azemi me 17, janë më efikasit të Prishtina.  

Ylli ngrihet në vend të tretë me 17 pikë, ndërsa Prishtina është e parafundit (i shtaiti) me 14 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat