Pa prodhuar lojtar për tregun e jashtëm, harrojeni se keni cilësi në Kosovë

Basketboll

Pa prodhuar lojtar për tregun e jashtëm, harrojeni se keni cilësi në Kosovë

Nga: Kemajl Goca Më: 26 dhjetor 2020 Në ora: 19:04
Pa prodhuar lojtar për tregun e jashtëm, harrojeni se keni cilësi!

Malli i mirë shitet, madje as që diskutohet për çmim, ajo dihet botërisht! Lojtarin e mirë ta kërkojnë edhe klubet më të mëdha, por kur nuk e ke, nuk ke edhe çka shet, veç mburresh me vetveten apo e gënjen veten se je dikushi pa qenë askushi!  

Cili klub në Kosovë e ka bërë një transfer të madh në shtetet e jashtme dhe i kanë rrjedhur në xhirollogari qindra mijëra euro? Më falni, bile një transfer të vogël, të përfitojë një 20 mijëshe! A jeni në tokë të bukës?

Këto klubet e basketbollit, që nga vitet e pasluftës, ende nuk e ndalen turrin duke prurë lojtarë nga jashtë, por jo të atyre niveleve që mund të shtyhet me ndonjë ekip të një nivelit më të lartë evropian, për ligën tonë janë të kënaqshëm! Me rendësi po jep trepikësha, sa i humb, pak ka dert!

Si po mendojnë klubet e basketbollit, shumica, se do të bëhen të fortë, do të rrisin cilësinë, kur nuk ka prodhim të duhur dhe nuk ka, e dijnë mirë këtë punë! Si po mendojnë disa klubet tona, se pa prodhuar lojtar do të rriten?

E çuditshme! Kur prodhon lojtarë, shet në tregun e jashtëm, edhe fondin financiar e ke më të mirë, edhe cilësinë dhe ndryshe mendon! A shkohet tash e 20 vite veç duke e blerë dhe mos prodhuar lojtar të nivelit që i ha puna, se prodhim ka, por askush nuk i kërkon në tregun e jashtëm! Kjo politikë e çmendur, nëse i thuhet politikë, se kjo nuk është politikë, kjo është katastrofë, blejë lojtar nga jashtë të një nivelit pothuajse të ligës tonë dhe kurrë mos shit!

Çfarë do të bëni nesër kur do ta harxhoni edhe at buxhet të varfër, ju disa klube që e keni?

Do t’i bjereni kavallit! A e dini pse, sepse jepni dorëheqje dhe e kujtoni historinë tuaj të lavdishme e me përplot dështime: “Eh, një kohë isha në basketboll”! Basketbolli do njerëz profesionist, me përgjegjësi, largpamës dhe që kanë prirje për të zbuluar dhe formuar lojtarë.  

Shkoni more nëpër shkollat e ndryshme,  financoni arsimtar e profesor, më mirë  i bie, të paktën zbuloni dhe formoni ndonjë lojtar, që nesër mund ta shitni diku në tregun e jashtëm. A po mendoni ju disa, se me kravata rritet cilësia? Merreni shembullin kroat! Më falni që e përmendi Kroacinë, atje ka rend e rregull, përgjegjësi dhe janë 10 shekuj pata jush, e këtu grahni e kënaquni duke e mundur njëri - tjetrin!

Cilin lojtar e keni për treg të jashtëm? Cilin? Kur rrini në kafiteri, thurni lozhe njëri – tjetri, postoni foto duke u mburrur me dështime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat