Sa i frikshëm Rifati! Ponte Prizreni shumë i fortë, gjunjëzon liderin

Basketboll

Sa i frikshëm Rifati! Ponte Prizreni shumë i fortë, gjunjëzon liderin

Nga: Kemajl Goca Më: 27 dhjetor 2020 Në ora: 18:46
Sa i frikshëm Rifati! Ponte Prizreni shumë i fortë, gjunjëzon liderin

Trajneri Arbnor Rifati, shumë i ri për nga mosha, por nga ndërtuar një ekip të frikshëm për ekipet e Superligës së Kosovës në basketboll. Ai me ekipin e Ponte Prizrenit shënuan fitore me rezultat 88:82 (20:20, 25:19, 19:25, 24:18) ndaj liderit Rahoveci, në kuadër të javës së 11-të. 

Në minutën e 34-të,u barazua rezultati 72:72 por djelmoshat prizrenas treguan lojë më të mirë në minutat e fundit dhe ngadhënjyen me plot meritë!

Basketbollisti Xavier Cannefax është trim i fitores së ekipit prizrenas, duke realizuar 34 pikë. 

Ai ka qenë fatal për rahovecianët. 

Rahoveci nuk arriri të kthehet me fitore në duel me ekipin fqinj dhe aspak nuk i ndihmuan as 18 pikë të Isaiah Traylor dhe as 17 të Amadi Ikpeze. Ponte Prizreni ngrihet në pozitën e dytë me 19 pikë sa ka dhe lideri Rahoveci.

Ponte Prizreni i ka dhënë shkëlqim ligës dhe me pak fat në sfidat e  ardhshme mund të marr edhe kreun e renditjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat