Djali i Prizrenit, që nga koha kur përkundej në djep e prekte topin! Sot është lider!

Basketboll

Djali i Prizrenit, që nga koha kur përkundej në djep e prekte topin! Sot është lider!

Nga: Kemajl Goca Më: 29 dhjetor 2020 Në ora: 16:58
Djali i Prizrenit, që nga koha kur përkundej në djep e prekte topin! Sot është lider!

Arbnor Rifati nuk i ka të rastësishme rezultatet sepse është rritur në një familje sportistësh, babai i tij, Tajari (i ndjeri),  një jetë ia kushtoi basketbollit, motrat e tij, Anduena, ka qenë prej basketbollisteve më të mira në Kosovë. 

Prandaj edhe Rifati shkon rrugëve të tyre. Rifati është kryetrajner i Ponte Prizrenit, ku për 12 ndeshje regjistruan 9 fitore dhe pësuan tri humbje, kryesojnë me 21 pikë në elitën e basketbollit të Kosovës (meshkujt).

Deshëm apo nuk deshëm, Rifati e di se çfarë është sporti sepse që nga koha kur përkundej në djep e prekte topin dhe gëzohej shumë atëkohë, sot iu gëzohet fitoreve dhe pozitës së parë!   

“Fitorja e 7-të me radhë dhe e 9-ta për vitin 2020 karshi 3 humbjeve.

E fundit për vitin 2020, duke pushuar si lider në Superligë.

Këtë rezultat e arritën lojtarët që kanë meritën më të madhe për këtë sukses, duke qene modest dhe këtë meritë e largoj nga shtabi teknik ku jam unë si kryetrajner.

Këtë rezultat nuk e kishim arritur pa donatorët tanë duke falenderuar secilin nga ta e në specifik, Ponte dhe Abi.
Falënderojë kryetarin, drejtorin, trajnerin dhe të gjithë ata që janë rreth klubit duke punuar tërë kohën.
Njëherit falënderojë edhe lojtarët që dhanë maksimumin duke treguar lojëra të bukura.

Për fund falënderim të veçantë kapitenit Qëndrim Ajazaj i cili edhe pse i lënduar ishte me zemër pranë ekipit duke treguar karakterin dhe cilësinë e tij si kapiten.

Ju urojë të gjithëve vitin e ri 2021, duke ju dëshiruar çdo të mirë , dhe viti paraprak të harrohet si vit i neveritshëm për gjithë globin.
Shihemi në 2021”, ka shkruar Rifati. Duhet theksuar se sot Ponte Prizreni triumfon në kryeqytet me rezultat 80:70 kundër Sigal Prishtinës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat