Astera, shqiptarja e vetme nga Kosova në elitën spanjolle

Basketboll

Astera, shqiptarja e vetme nga Kosova në elitën spanjolle

Nga: K.G. Më: 30 dhjetor 2020 Në ora: 11:19
Astera, shqiptarja e vetme nga Kosova në elitën spanjolle

Astera Tuhina është shqiptarja e vetme që po luan në nivelet më të larta spanjolle. 

Ajo është talentja më e madhe e basketbollit tonë dhe po tregon paraqitje të mira për ekipin e Deportivo Promete.

Në fakt, po i jep edhe një imazh të mirë shtetit të Kosovës.

“Basketbollistja 16-vjeçare nga Kosova, Astera Tuhina me sukses është duke u paraqitur me ekipin e saj Deportivo Promete në elitën spanjolle LFEndesa.

Federata e Basketbollit e Kosovës i dëshiron suksese të mëtutjeshme Asterës në karrierën e saj të ndritshme”, shkruan në faqen e facebookut të FBK-së.

Astera është kombëtare e Kosovës, e cila pritet të jetë lojtarja kryesore në vitet e ardhshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat