Peja i kthehet fitoreve, Trepça 10 humbje në Superligë

Basketboll

Peja i kthehet fitoreve, Trepça 10 humbje në Superligë

Nga: K.Goca Më: 30 dhjetor 2020 Në ora: 16:55
Peja i kthehet fitoreve, Trepça 10 humbje në Superligë

Ditët më të zeza në histori po përjeton klubi i i basketbollit Trepça nga Mitrovica. 

Trepça pëson humbje me rezultat 74:64 nga Peja (23:12, 12:15, 15:20, 24:17), në takimin që u zhvillua në palestrën e sporteve "Karagaçi" në Pejë. 

Peja edhe pa Dardan Berishën dhe Drilon Hajrizin fitojnë ndaj rivalit të vjetër. 

Marko Peroviq është më i merituari për fitore, duke shënuar 26 pikë. Basketbollisti Tramaine Andre Isabell Jr realizon 19 pikë por nuk mjaftuan për rezultat të favorshëm për mitrovicasit. 

Trepça është në fund të tabelës (në vend të tetë) me 2 fitore dhe 10 humbje, me gjithsej 14 pikë, ndërsa Peja ngrihet në pozitën e tretë me 20 pikë, ka një pak se lideri Ponte Prizreni dhe Rahoveci, që zë pozitën e dytë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat