Kevin Durant do të mungojë në katër ndeshjet e ardhshme, kjo është arsyeja

Basketboll

Kevin Durant do të mungojë në katër ndeshjet e ardhshme, kjo është arsyeja

Më: 6 janar 2021 Në ora: 08:55
Kevin Durant

Shumë dramë për Kevin Durant. Superstari i NBA raportohet se do të izolohet për 7 ditë dhe do të humbasë 4 ndeshjet e ardhshme të NBA, pasi kishte kontakt me një person që ka virusin, Covid-19.

Ekipi ka konfirmuar se 32-vjeçari është jashtë grumbullimit – dhe sipas protokollit të NBA, ai duhet të karantinohet për 7 ditë dhe të marrë teste negative në mënyrë që të kthehet.

Brooklyn Nets shpresojnë që Kevin Durant do të kthehet në përballjen me Denver Nuggets më 12 janar.

Durant luftoi me koronavirusin në mes të marsit – por u shërua dhe testoi negativ në fillim të prillit.

Ai ishte një nga super yjet e parë që doli pozitiv për virusin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat