Dushku dhe Hasani morën pjesë në Webinar-in e FIBA-s

Basketboll

Dushku dhe Hasani morën pjesë në Webinar-in e FIBA-s

Më: 19 janar 2021 Në ora: 17:27
Dushku dhe Hasani morën pjesë në Webinar-in e FIBA-s

Sekretarja e Përgjithshme e Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), Elvira Dushku dhe Menaxherja e Zyrës Ekzekutive, Artina Hasani kanë marrë pjesë në Webinar-in e organizuar nga FIBA për Federatat Nacionale që do të jenë organizatore të “Bubble” të Dritarës së Tretë të parakualifikimeve evropiane për FIBA Kupën e Botës 2023.

Bordi i FIBA Evropës ka vendosur që ndeshjet e Grupit B të parakualifikimeve evropiane për FIBA Kupën e Botës 2023 të organizohen në Prishtinë prej 15 deri më 21 Shkurt 2021.

Kosova, Sllovakia, Islanda dhe Luksemburgu do të luajnë në Prishtinë. Kosova do të përballet me Luksemburgun më 18 shkurt dhe  më 20 shkurt me Sllovakinë, kurse dy ndeshjet tjera janë Sllovakia-Islanda dhe Luksemburgu-Islanda.

Kosova në katër ndeshje të zhvilluara në Grupin B, ka dy fitore dhe dy humbje, aq sa ka edhe Sllovakia, derisa Islanda është lidere me tri fitore dhe një humbje, kurse Luksemburgu ka një fitore dhe tri humbje.

Nëse Kosova shënon dy fitore në Prishtinë, do të kualifikohet në rrethin e ardhshëm, që do të ishte një sukses për basketbollin e Kosovës.

Temat e Webinar-it të organizuar nga FIBA ishin:

- Rishikimi dhe shpjegimi i zbatimit të Protokollit të FIBA-s për COVID-19/Versioni 3 në kuadër të Dritares së Tretë të parakualifikimeve evropiane për FIBA Kupën e Botës 2023;

- Ndikimi i tij në të gjitha Federatat Nacionale që janë organizatore të "Bubble" në muajin shkurt;

- Roli dhe përgjegjësitë e Federatave Nacionale, organizatore të Bubble;

Sekretarja e Përgjithshme e FBK-së, Elvira Dushku:

"Ky Webinar ishte shumë i mirëseardhur për të gjitha Federatat Nacionale që janë organizatore të Bubble në Dritaren e Tretë. Pas krijimit të një realitet të ri  me përhapjen e pandemisë COVID-19, FIBA e ka përgatitur një protokoll të cilin në vazhdimësi e përditëson, gjithnjë duke u bazuar me situatën aktuale me pandemi, dhe këtë protokoll ne duhet ta respektojmë  si organizator të 'Bubble', por edhe ekipet pjesëmarrëse të këtij eventi.

Pas mbajtjes me sukses të ndeshjeve parakualifikuese dhe kualifikuese në formë të 'Bubble' në Nëntor 2020, FIBA ka vendosur që edhe Dritarja e Tretë të organizohet gjithashtu si turne në mjedise të mbrojtura, në mënyrë që të sigurohet shëndeti dhe siguria e të gjithë pjesëmarrësve.

Kriteret më të rëndësishme në zgjedhjen e mikpritësve, ishin garancitë shëndetësore dhe të udhëtimit dhe pajtueshmëria me protokollet shëndetësore të FIBA-s, përfshirë testimin dhe hyrjen e kontrolluar në një mjedis të sigurt. Federata e Basketbollit e Kosovës zotohet se do të mundohet maksimalisht, që këto ndeshje të zhvillohen pa asnjë problem, duke respektuar masat në fuqi të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Protokollin e FIBA-s për Covid-19”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat