Penza luftoi por eliminohet, në finale Bashkimi - Prishtina

Basketboll

Penza luftoi por eliminohet, në finale Bashkimi - Prishtina

Nga: K.G. Më: 28 janar 2021 Në ora: 21:42
Penza luftoi por eliminohet, në finale Bashkimi - Prishtina

Bashkimi dhe Prishtina do të ndeshen në finalen e madhe, që luhet me 7 shkurt, në palestrën e sportit "13 Qershori" në Therandë. 

Bashkimi me mund të madh e mposhti me rezultat 80:76 (22:12, 14:17, 23:15, 21:32) Penzën nga Peja, në kuadër të gjysmëfinales së Kupës së Kosovës.

Vashat e Penzës luftuan por u eliminuan, ndërsa Bashkimi kualifikohet në finalen e madhe.

Basketbollistja Lejzae Anjannete Davidson me 36 pikë është më e merituara që Bashkimi kualifikohet, ndërsa te Penza Gabrielle Cooper ishte më efikasja, me gjithsej 21 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat