Liderja fiton me 10 pikë dallim në Mitrovicë

Basketboll

Liderja fiton me 10 pikë dallim në Mitrovicë

Nga: K.G. Më: 30 janar 2021 Në ora: 18:48
Liderja fiton me 10 pikë dallim në Mitrovicë

Liderja e Kampionatit të Kosovës, Bashkimi nga Prizreni, ka shënuar fitore me rezultat 68:58 (18:18, 21:17, 18:13, 11:10) kundër Trepçës nga Mitrovica. 

Vendasit u orvaten por nuk ia dolën që të bëjnë befasi.

Basketbollistja Lejzae Davidson pothuajse shënoi 50 për qind të pikëve për prizrenaset, gjithsej 32 pikë, duke e ndihmuar në fitoren e madhe. 

Te mitrovicaset u dallua Andraquay Quinnine me 31 pikë të realizuara. 

Bashkimi kryeson me 23 pikë, ndërsa Trepça është në pozitën e  parafundit (i pesti) me 13 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat