Ndeshje dramatike në Prizren, Bashkimi la gojëhapur Rahovecin

Basketboll

Ndeshje dramatike në Prizren, Bashkimi la gojëhapur Rahovecin

Nga: Kemajl Goca Më: 31 janar 2021 Në ora: 19:01
Ndeshje dramatike në Prizren, Bashkimi la gojëhapur Rahovecin

Ndeshje dramatike në Prizren, Bashkimi la gojëhapur Rahovecin!

Bashkimi ka shënuar fitore të madhe me rezultat 86:83 (25:24, 18:31, 20:15, 23:13) ndaj Rahovecit, në takimin e javës së 19-të të Superligës së Kosovës në basketboll.

Ndeshja dramatike u zhvillua në Prizren deri në sekondat e fundit të sfidës. 
Në minutën e 20-të, Rahoveci ishte në epërsi me 12 pikë (43:55). 

Në çerekun e tretë, prizrenasit në disavantazh me pesë pikë (63:70). 

Çereku i katërt dramë, në minutën e 34-të, 74:75 dhe pas një minute Bashkimi sërish avancon me 76:75 (35). Në minutën e 38-të, 82:83 në favor të Rahovecit. Bashkimi fiton me 3 pikë dallim (86:83).

Musab Mala me 38 pikë dhe Sean Hoehn me 30, janë trimat e fitores së Bashkimit, ndërsa te Rahoveci Marvin Jones realizon 26 sosh.

Rahoveci është në vend të tretë me 31 pikë dhe Bashkimi i pesti me 29 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat