Shqipëria e mbyll me humbje fazën paraeliminatore

Basketboll

Shqipëria e mbyll me humbje fazën paraeliminatore

Më: 20 shkurt 2021 Në ora: 21:25
Shqipëria e mbyll me humbje fazën paraeliminatore

Kombëtarja e Shqipërisë në basketboll për meshkuj e ka mbyllur me humbje aventurën e saj në fazën para-eliminatore të Botërorit 2023, duke u mundur sot 92-73 nga Bjellorusia. Shqipëria bënte pjesë në grupin A, bashkë me Bjellorusinë, Portugalinë dhe Qipron.

Pikërisht në Nikosia të Qipros u zhvillua minifaza e fundit e këtij grupi, ku Shqipëria u mund 92-73 nga Bjellorusia. Kombëtarja kuqezi, e drejtuar nga trajneri Afrim Bilali, e mbylli këtë turne në vendin e fundit, me 1 fitore (ndaj Qipros) dhe 5 humbje (2 ndaj Bjellorusisë, 2 ndaj Portugalisë dhe 1 ndaj Qipros).

Për pasojë, Shqipëria u eliminua shumë herët nga gara, por duhet theksuar s eku ka qenë një edicion i vështirë përkombëtaren kueqzi, pasi ky sport në vendin topnë hesht prej 11 muajsh, si pasojë e pezullimit të aktiviteteve për shkak të pandemisë Covid-19.

Për sa i përket takimit të sotëm ndaj Bjellorusisë, ai u dominua nga rivalët lindorë, që e merituan fitoren. Bjellorusët i fituan të katërta perioda. Pjesa e parë kishte disi rivalitet, me kuqezinjtë që luajnë mirë dhe rivalizojnë, por në 20 minutat e dytë rivalët tanë shkëputen dhe fitojnë pa shumë probleme.

Shqipëri – Bjellorusi, 72-93 (24-25, 15-19, 16-26, 17-23).

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat