Musab Mala akuzohet nga 'Plisat'...

Basketboll

Musab Mala akuzohet nga 'Plisat'...

Më: 27 shkurt 2021 Në ora: 22:09
Musab Mala akuzohet nga 'Plisat'...

Tifogrupi “Plisat” kanë akuzuar basketbollistin e KB Bashkimit, Musab Malën, se ka fyer në baza raciste dy basketbollistë të KB Sigal Prishtinës.

Prishtina shënoi fitore sot në udhëtim te Bashkimi me rezultatin 88:99, në kuadër të javës së 21-të në Superligën e Kosovës në basketboll.

Pas ndeshjes, “Plisat” kanë akuzuar basketbollistët prizrenas për fyrjet verbale dhe presionit psiqik ndaj basketbollistëve të Prishtinës, teksa Musab Malën akuzojnë se ka fyer në baza raciste dy basketbollistët e huaj, Tevin Mack dhe Nigel Johnson.

Sipas tifozëve kryeqytetas këto kanë ndodhur gjatë çerekut të katërt.

Reagimi i plotë nga “Plisat” (pa ndërhyrje):

“DËNOJMË ASHPËR SJELLJET RACISTE TË BASKETBOLLISTIT KB BASHKIMIT MUSAB MALA!

Sot në ndeshjen e zhvilluar në Prizren në kuadër të Superligës së Kosovës në basketboll në javën XXI ndërmjet KB Bashkimi dhe KB Prishtinës, në çerekun e katërt, kur Prishtina ishte në avantazh, disa basketbollistë të pandërgjegjshëm filluan me fyrje verbale dhe presion psiqik ndaj basketbollistëve tanë.

Por kapaku ishte kur Musab Mala fyu në baza raciste lojtarët tanë Tevin Mack dhe Nigel Johnson. Këto ngjarje të turpshme i dënojme ashpër dhe kërkojmë nga organet kompetente të Federatës të marrin masa sa më të shpejta.

Prishtina jetë, tjerat imtësira!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat