Sigal Prishtina me fitore të madhe nga qyteti i 'minatorëve'

Basketboll

Sigal Prishtina me fitore të madhe nga qyteti i 'minatorëve'

Nga: K.G. Më: 13 mars 2021 Në ora: 18:52
Sigal Prishtina me fitore të madhe nga qyteti i 'minatorëve'

Sigal Prishtina lufton për të siguruar ekzistencën dhe sonte ka arritur fitore të madhe në qytetin e ‘minatorëve’, duke e mposhtur me rezultat 85:80 (19:13, 19:19, 24:28, 23:20) Trepçën, në takimin e javës së 23-të.

Basketbollisti Nigel Jonson ishte më efikasi te prishtinasit, me 24 pikë, i ndihmuar nga Tevin Mack 21, Fisnik Rugova me 17, janë me të merituarit për fitore. 

Drilon Hajrizi me 20 pikë dhe Ivan Koljeviq me 20, janë më efikasit të mitrovicasit. 

Prishtina është në vend të gjashtë me 32 pikë sa ka edhe Trepça në pozitën e shtatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat