Dy ndeshje interesante na presin sot në Superligën e Kosovës

Basketboll

Dy ndeshje interesante na presin sot në Superligën e Kosovës

Më: 17 mars 2021 Në ora: 11:07
Dy ndeshje interesante na presin sot në Superligën e Kosovës

Gjatë ditës së sotme do të zhvillohen dy ndeshjet e para të javës së 24-të në Superligën e Kosovës në basketboll.

Ndeshja hapëse e kësaj jave zhvillohet nga ora 16:00 në palestrën “Shani Nushi”, aty ku Vëllaznimi e pret Bashkimin.

Kjo ndeshjet do të jetë shumë e rëndësishme për të dy skuadrat. Gjakovarët po luftojnë për mbijetesë, teksa prizrenasit për të zënë një vend në “play-off” ose së paku të qëndrojnë në Superligë.

Ndeshje interesante pritet të jetë edhe ajo nga ora 18:00, me Sigal Prishtinën që pret Rahovecin.

Kryeqytetasit deri më tani kanë grumbulluar 32 pikë, kurse “Vreshtarët” 37 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat