Vdes themeluesi i KB Lipjanit 

Basketboll

Vdes themeluesi i KB Lipjanit 

Më: 17 mars 2021 Në ora: 15:43
Vdes themeluesi i KB Lipjanit 

Në faqen e klubit të basketbollit Lipjani konfirmohet lajmi për vdekjen e themeluesit të këtij klubi.

“Me dhimbje të thellë ju njoftojmë që sot u nda nga jeta trajneri dhe punëtori i palodhshëm i basketbollit Lipjanas e në veçanti KB Lipjanit, Pajazit Olluri. 

Pajaziti ishte themelues i KB Lipjanit, punoj shumë me të gjitha gjeneratat dhe mbajti “gjallë” klubin edhe atëherë kur ishte më së vështiri!

Për më shumë edhe pse në gjendje jo të mirë shëndetësore, ndihmoj nga afër edhe në periudhat më të mira klubin, inkuadrimin në Super Ligë në vitin 2018 dhe qëndrimin aty për dy vite rresht. 

Do mbetet i respektuar dhe i kujtuar gjithmonë nga gjithë sportistët e në veçanti nga klubi që e themeloj vet, KB Lipjani! 
Prehu në paqe Pajo!”, shkruan në faqen e KB Lipjani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat