FBK e pret Dea Pushkollin, i uron edhe më shumë suksese me Kosovën dhe karrierën në SHBA

Basketboll

FBK e pret Dea Pushkollin, i uron edhe më shumë suksese me Kosovën dhe karrierën në SHBA

Më: 26 mars 2021 Në ora: 14:31
FBK e pret Dea Pushkollin, i uron edhe më shumë suksese me Kosovën dhe karrierën në SHBA

Sot, në zyrat e Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), Sekretarja e Përgjithshme e FBK-së, Elvira Dushku, Drejtori i Përfaqësueseve, Granit Rugova dhe Menaxherja e Zyrës Ekzekutive, Artina Hasani, kanë pritur basketbollisten e talentuar Dea Pushkollin.

Zyrtarët e FBK-së i kanë dhuruar një fanellë basketbollistes të talentuar që luan në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Dea Pushkolli ka luajtur për grupmoshat e reja të Kosovës dhe është në projektin e FBK-së, që edhe më tutje të bartë fanellën e Kosovës. Ajo ka shfaqur dëshirën të japë kontributin e saj kurdo që kërkohet, duke u shprehur se gjithmonë me krenari ka bartur fanellën e Kosovës dhe do të japë maksimumin sa herë të paraqitet në parket.

Image

Në anën tjetër zyrtarët e Federatës së Basketbollit janë shprehur të lumtur, që Dea tashmë po përfaqëson me sukses vendin dhe basketbollin e Kosovës në SHBA.

17-vjeçarja e talentuar po luan me sukses në The Lady Lion Rock Basketball në ShBA. Dea ishte zgjedhur edhe si Lojtarja Mbrojtëse më e mirë e vitit nga shkolla "The Rock School".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat