Ja pse ia kishin frikën Linda Shalës! Prapaskenat...

Basketboll

Ja pse ia kishin frikën Linda Shalës! Prapaskenat...

Nga: Kemajl Goca Më: 26 mars 2021 Në ora: 14:55
Ja pse ia kishin frikën Linda Shalës! Prapaskenat...

Me 8 mars Linda Shala shpalli edhe zyrtarisht kandidaturën për presidente të Komitetit Olimpik të Kosovës, gruaja e parë që mori guximin t’i sfidojë dy burra, Besim Hasanin dhe Ismet Krasniqin!

Para se të shpallte kandidaturën zyrtare, ajo më 19 shkurt të këtij viti, deklaroi për gazetën kombëtare “Bota sot”, se do të kandidojë për presidente.

Momentin kur doli lajmin në opinion, njëri nga krahu i Ismet Krasniqit, që nuk ia publikojmë emrin, emër i njohur për redaksi, më thërret në telefon, duke mu drejtuar: “Nuk paska ba mirë Linda që po kandidon, se kjo është lojë e Besim Hasanit dhe Linda Shalës.

Linda do të mundohet që të kap ndonjë votë nga ne dhe ta mbajë në garë Hasanin, të paktën për balotazh. Kjo është lojë e tyre. Unë e dij këtë, e dij mirë, mirë e dij. Pak po na i prishë matematikat. Do ia dalim”. Me kalimin e kohës, i njëjti person i krahut të Ismet Krasniqit, ndryshon mendjen duke i pa debatet televizive mes Linda Shalës dhe Besim Hasanit. “Linda e paska përnjëmend dhe po kërkon pozitën e presidentit.

Nuk po del ashtu si menduam”, tha i njëjti person disa ditë më vonë, që ka edhe pozitë të lartë. 

Krahu i Besim Hasanit nuk e kishte e pritur se Linda do të kandidojë. Momentin kur Linda kandidon zyrtarisht, në një formë ata e ndjenin veten në siklet apo frikën deri në palcë, se e dini që disa votat do të shkojnë në drejtim të Lindës. Një heshtje të krahut I Hasanit, por të bindur se në balotazh do të vendoset gjithçka.  

Gara nuk shkoi në balotazh, fitoi Ismet Krasniqi me 53 vota, ndërsa Besim Hasani mori vetëm 41 dhe Linda Shala 11.

Dy ditë para se të mbahej kuvendi zgjedhor, të dy krahët ia kishin frikën Lindës sepse e mendoni se shumë vota do të shkojnë në drejtim të saj, duke shkaktuar pasiguri dhe mos iu besuar as militantëve të tyre. 

Të dy krahët e kishin frikën nga Linda Shala, sepse siç thoshin disa nga ta në telefon, do të na merr ndonjë votë, që mund të na dëmtojë rëndë.  

Në bazë të të gjitha zhvillimeve, Linda askënd nuk e dëmtojë, edhe sikur mos të kandidonte situata do të sillej pothuajse e përafërt. Linda i dha shkëlqim garës, e bëri edhe më dramatike, dhe u tregua burrneshë, e pranoj si burrneshë rezultatin. Linda është fituese morale e këtyre zgjedhjeve sepse iu fut garës me shumë vonesë, bëri fushatë të shkurtër, vetëm 15 ditë.
 “Unë nuk u zgjodha Kryetare, Kryetarin e zgjedhur e uroj dhe i dëshiroj sukses. 

Unë vazhdoj të jem Kryetare e zemrës e gjithë sportistëve dhe sportisteve të vendit dhe i falënderoj shumë për përkrahjen e tyre. Që nga Majlinda Kelmendi e deri te shpresa më e re Astera Tuhina. 

Do të vazhdoj të kontriboj për ta”, ka shkruar mbrëmë Linda Shala në profilin e saj në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat