Steve Kerr konfirmon: Curry pati një lëndim, por gjithçka është në rregull

Basketboll

Steve Kerr konfirmon: Curry pati një lëndim, por gjithçka është në rregull

Më: 18 prill 2021 Në ora: 08:42
Stephen Curry

Stephen Curry ka pësuar një lëndim në kyçin e këmbës së majtë ndaj Boston Celtics.

Steph Curry u bë protagonisti i ndeshjes, duke shënuar 47 pikë, shtatë kërcime dhe tre asistime.

Por, gjatë takimit me Boston Celtics, Curry pësoi një lëndim në kyçin e këmbës së majtë, dhe në shikimin e parë u duk si serioz.

Curry filloi të përplasë dorën në dysheme nga frustrimi, por si duket kjo nuk e ka ndalur atë dhe ka vazhduar ndeshjen.

Pas ndeshjes, trajneri i Warriors, Steve Kerr konfirmoi se Curry ka pësuar lëndim dhe në fund ai vendosi që të vazhdojë.

“Nuk e di sesa serioz është lëndimi, ne biseduam me të dhe ai tha se jam mirë, jam mirë”, tha ai.

“Unë i thash disa herë, mos bëj heroin sepse ke qenë në këtë situatë edhe më parë, por ai më siguroi që ishte mirë”, tha Kerr.

“Ai pati një lëndim në kyçin e këmbës që dukej serioz, por tani po merr trajtimin e duhur dhe është në gjendje të mirë”, tha Steve Kerr.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat