Pa shikues

Basketboll

Pa shikues

Më: 29 prill 2021 Në ora: 12:09
Pa shikues

Drejtuesit e Euroligës në basketball kanë vendosur që turneu përfundimtar të zhvillohet pa prezencën e tifozëve në tribuna. Ky vendim ësshtë sjell me qëllim që të ruhet shëndeti i basketbollistëve dhe spektatorëve.

Qasje në palestrën sportive në Kelln, ku do të zhvillohet turneu “Final Four”, do të ketë një numër i limituar i gazetarëve, por edhe anëtarëve të ekipeve pjesëmarrëse.

Me këtë, zyrtarisht do të vihet fund një sezoni, i cili në pjesën më të madhe u zhvillua pa praninë e tifozëve në tribuna. Turneu final do të zhvillohet prej 28 e deri më 30 maj.

Qyteti i Kellnit mbetet organizator i këtij eventi, pasi pandemia “Covid 19” ndaloi garat e Euroligës në sezonin e kaluar dhe nuk kishte edhe fitues të këtij kompeticioni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat