Teuta fiton Kupën e Shqipërisë

Basketboll

Teuta fiton Kupën e Shqipërisë

Më: 30 prill 2021 Në ora: 19:00
Teuta fiton Kupën e Shqipërisë

Teuta nga Durrësi është shpallur fituese e Kupës së Shqipërisë në basketboll për meshkuj, pas fitores 90-84 ndaj Goga Basket, në finalen e luajtur në mbrëmje në mjediset e Akademisë “Dhimitraq Goga”.

Ndeshja gjatë gjithë kohës ishte e hapur, ku herë udhëhiqte njëri ekip e herë tjetri, pa u shkëputur dot, duke e lënë të hapur emrin e fituesit.

Vetëm në 30 sekondat e fundit të ndeshjes Teuta arrin të shkëputet.

Teuta në fund nisi festën me rezultatin 90-84 pikërisht në shtëpinë e rivalëve të tyre./tch.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat