Hakmerren

Basketboll

Hakmerren

Më: 7 maj 2021 Në ora: 12:15
Hakmerren

Los Anxhelos Lejkers kanë humbur ndeshjen e tyre ndaj Los Anxhelos Klipers me rezultat 94-118.

Edhe në këtë ndeshje u vërejt mungesa e LeBron Xhejmsit, yllit kryesor të skuadrës.

Basketbollisti më i mirë te Lejkersat ishte Kajll Kuzma, i cili realizoi 25 pikë dhe pati katër asistime e pesë kërcime. Edhe pse në këtë takim u bë aktivizimi i shumë të rinjëve, në fund Lejkers nuk arriti të marrë rezultat pozitiv. Në anën tjetër, Poll Xhorxh ishte realizatori kryesor te Klipers me 24 pikë, pesë asistime dhe shtatë kërcime.

Ndërkohë Dallas Maveriks ka arritur që të marrë rezultat pozitiv ndaj Bruklin Nets, duke fituar 113-109 në trasfertë. Kajri Irving u vlerësua si lojtari më i mirë në këtë takim, duke realizuar 45 pikë, katër asistime dhe pati pesë kërcime, të cilat nuk mjaftuan për t’i dhënë fitoren skuadrës së tij.

Dallasi i udhëhequr nga Luka Donçiç, kanë arritur që të marrin fitoren e tyre të radhës dhe kësisoj duke treguar se janë në garë për ‘play-off’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat