Sfidë interesante

Basketboll

Sfidë interesante

Më: 8 maj 2021 Në ora: 14:26
Sfidë interesante

Sot, sfida e dytë e Play-offit në Ligën e Parë në basketboll te femrat.

Sot do të zhvillohet ndeshja e dytë e finales së “Play-offit” ndërmjet Vushtrrisë dhe United Basketball.

Kjo është sfida e dytë në finale, ndërsa ndeshjen e parë e kishte fituar United Basketball me shifrat 85:64 për të kaluar në epërsi 1:0.

Nëse fiton skuadra gjilanase, atëherë do të inkuadrohet në EBC Ligën e Femrave, kurse nëse fiton skuadra vushtrriase do të zhvillohet edhe takimi i tretë.

United Basketball kishte përfunduar garat e rregullta në vendin e dytë me 11 fitore dhe tri humbje, kurse Vushtrria në vendin e katërt me nëntë fitore dhe pesë humbje. United Basketball në gjysmëfinale kishte eliminuar Junior 06, ndërsa Vushtrria kishte eliminuar AA Kerasan Prishtinën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat