Warriors në krye me Cyrryn “nënshtrojnë” Oklahoma Cityn

Basketboll

Warriors në krye me Cyrryn “nënshtrojnë” Oklahoma Cityn

Më: 9 maj 2021 Në ora: 10:50
Foto ilustrim

Golden State Warriors kanë fituar bindshëm ndaj Oklahoma City Thunder.

Golden State Warriors kanë marrë një fitore tejet bindëse në kuadër të NBA në duelin ndaj Oklahoma City Thunder.

Warriors krijuan dallim të madh që nga çereku i parë dhe vazhduan  ta bëjnë këtë gjatë tërë takimit.

Rezultati i çerekëve, Golden State Warriors-Oklahoma City Thunder: (37-25), (36-23), (33-19) dhe (30-30).

Basketbollistët kryesorë në këtë takim për Warriors ishin, Stephen Curry me 49 pikë, pesë kërcime dhe dy asistime dhe Wiggins me 18 pikë, tre kërcime dhe dy asistime.

Për Oklahoman shkëlqyen, Mykhailiuk me 17 pikë, katër kërcime dhe dy asistime dhe Dort me 16 pikë, katër kërcime dhe një asistim.

Rezultati përfundimtar, Golden State Warriors 136-97 Oklahoma City Thunder.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat