“Xhebrailat” premtojnë befasi nëse Ylli e fiton sonte titullin kampion

Basketboll

“Xhebrailat” premtojnë befasi nëse Ylli e fiton sonte titullin kampion

Më: 11 maj 2021 Në ora: 17:06
Xhebrailat

Sonte do të zhvillohet përballja e tretë e finaleve të “Play-offit” në FIVE STAR Superligën e Kosovës në basketboll ndërmjet Pejës dhe Golden Eagle Yllit.

Skuadra nga Theranda ka fituar dy ndeshjet e para dhe i mungon edhe një fitore për tu shpallur kampion, që do të ishte i pari në histori të klubit. Ndërkohë, pejanët hyn për fitore për të ngushtuar serinë në 1:2, ku do të rikthehet edhe AJ Walton, i cili ishte i suspenduar.

Ndeshjen e parë e fitoi Ylli në Pejë 75:83, kurse sfidën e dytë e fitoi në shtëpi 75:73, me një fund dramatik.

Për Yllin do të ishte titulli i parë në histori, derisa pejanët kërkojnë titullin e gjashtë. Skuadra nga Theranda këtë edicion fitoi Ligën Unike, duke mundur në finale pikërisht Pejën dhe po e kërkon trofeun e dytë në këtë edicion.

Në rast se Ylli siguron sonte një fitore, titulli kampion do të zbarkonte në qytetin e Suharekës, atje ku tifo-grupi, “Xhebrailat” pritet që të bëjnë një atmosferë të zjarrtë.

Këtë gjë e ka konfirmuar kryetari i këtij grupi, Korab Elshani.

“Fillimisht rëndësi ka që ta fitojmë ndeshjen, për festë natyrisht që do të bëjmë diçka edhe pse për shkak të pandemisë nuk kemi drejtë të bëjmë organizime të mëdha. Por, duke respektuar rregullat së bashku me kryesinë e Yllit ne do të bëjmë befasi në këtë drejtim”, tha Elshani.

Kujtjojmë që ndeshja e sontme zhvillohet në ora 20:15.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat