Golden Eagle Ylli në histori, kampion i ri i Kosovës 

Basketboll

Golden Eagle Ylli në histori, kampion i ri i Kosovës 

Nga: Kemajl Goca Më: 11 maj 2021 Në ora: 22:11
Golden Eagle Ylli në histori, kampion i ri i Kosovës 

Golden Eagle Ylli futet në histori, kampion i ri i Kosovës në basketboll (meshkujt). 

Ata në finalen e tretë të play-off-it, e mposhtin me rezultat 70:67 Pejën (14:24, 20:17, 23:13, 13:13). Ylli ngadhënjen me 3:0 në seri të fitoreve, duke e fituar titullin e parë të Kosovës në histori të tyre, ky është titulli i fdytë pas asaj të Ligës Unike Kosovë – Shqipëri. 

Peja vetëm në çerekun e parë u tregua dominuese dhe u shkëput në epërsi me 10 pikë (24:14).

Në minutat vijues, Ylli bëri lojë më të mirë dhe e ngushtojnë rezultatin në 7 pikë (41:34) pikërisht në minutën e 20-të.

Kthesa e therandasve ndodhi në çerekun e tretë, me mbrojtje të fortë dhe efikase, shkrijnë epërsinë e vendasve. 

Në minutën e 20-të, tre pikë epërsi për Yllin (54:57) dhe për të vazhduar me një motivim të madh edhe në çerekun e fundit përkatësisht të katërt

. Në minutën e 37-të, Ylli në epërsi me 7 pikë (59:66).

Në minutën e 38-të, Peja ngushton rezultatin në 64:66 dhe dy minutat e fundit në drithërima.

Në minutën e 39-të, Peja në epërsi me rezultat 67:66, më pas 67:68 për Yllin.

Therandasit shënojnë fitore me rezultat 70:67.

Basketbollistët Dardan Berisha dhe Brandon Walters janë më efikasit në radhët e Pejës. Berisha shënoi 21 pikë e Walters 18.

Elyjah Clark me 19 pikë është më i dalluari të Golden Eagle Ylli, i ndihmuar nga Erjon Kastrati me 16.

Kampionët e Kosovës

1991-92 Prishtina

1992-93 Trepça

1993-94 Peja

1994-95 Peja

1995-96 Peja

1996-97 Drita

Kampionët e pasluftës (M)

1999-2000 Trepça

2000-01 Trepça

2001-02 Prishtina

2002-03 MEB Prishtina

2003-04 Kastrioti (LPBK Dukagjini)

2004-05 Mabetex

2005-06 Sigal Prishtina

2006-07 Sigal Prishtina

2007-08 Sigal Prishtina

2008-09 Sigal Prishtina

2009-10 Sigal Prishtina

2010-11 Sigal Prishtina

2011-12 Trepça

2012-13 Peja

2013-14 Sigal Prishtina

2014-15 Sigal Prishtina

2015-16 Sigal Prishtina

2016-17 Sigal Prishtina

2017-18 Bashkimi

2018-19 Z Mobile Prishtina

2019-20 i ndërprerë (Covid19)

2020-2021 Golden Eagle Ylli

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat