Spektakël gjatë fundjavës në turneun 3x3

Basketboll

Spektakël gjatë fundjavës në turneun 3x3

Më: 20 maj 2021 Në ora: 12:55
Spektakël gjatë fundjavës në turneun 3x3

Federata e Basketbollit e Kosovës gjatë fundjavës do të organizojë turneun kualifikues në 3x3 në konkurrencën e meshkujve dhe femrave. Turneu organizohet gjatë fundjavës në Marigona Rezidencë.

Ekipet fituese ne kategoritë përkatëse do të përbëjnë ekipin kombëtar të Kosovës, që do të marrë pjesë në kualifikimet për FIBA Europe Cup 2021, që sivjet zhvillohen në Constanta të Rumanisë më 26 e 27 qershor 2021.

12 meshkuj do të jenë te meshkujt dhe 8 te femrat.

Nëse lajmërohen më shumë ekipe sesa numri i përcaktuar, atëherë përparësi për pjesëmarrje kanë ekipet që kanë pozitë më të mirë në renditjen e FIBA-s. Kusht për pjesëmarrje të secilit lojtar në këtë turne është që ta ketë profilin e KONFIRMUAR në platformën e FIBA-s për 3x3.

Afati i fundit për regjistrim: 21 maj 2021, ora 14:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat