Brooklyn Nets mundin Boston Celtics në ndeshjen e parë të “Play Off-it”

Basketboll

Brooklyn Nets mundin Boston Celtics në ndeshjen e parë të “Play Off-it”

Më: 23 maj 2021 Në ora: 08:28
Foto ilustrim

Brooklyn Nets kanë arritur të mposhtin skuadrën e Boston Celtics në kuadër të “Play Off-it” të NBA.

Nets arritën të mposhtin Boston Celtics në kuadër të ndeshjes së parë të “Play Off-it”.

Rezultati i çerekëve, Brooklyn Nets – Boston Celtics: (16-21), (31-32), (31-20) dhe (26-20).

Për Brooklyn, James Harden u rikthye dhe pati një ndeshje të mirë. Harden regjistroi 21 pikë, nëntë kërcime dhe tetë asistime.

Durant shkëlqeu me 32 pikë, 12 kërcime dhe një asistim dhe bashkë me të edhe Kyrie Irving me 29 pikë, gjashtë kërcime dhe një asistim.

Për Boston Celtics shkëlqyen, Tatum me 22 pikë, tre kërcime dhe pesë asistime dhe Smart me 17 pikë, tre kërcime dhe pesë asistime.

Rezultati përfundimtar, Brooklyn Nets 104–93 Boston Celtics.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat