Marigona Hill Prishtina fiton Ligën U14

Basketboll

Marigona Hill Prishtina fiton Ligën U14

Më: 23 maj 2021 Në ora: 17:16
Marigona Hill Prishtina fiton Ligën U14

Skuadra e Marigona e Hill Prishtinës ka triumfuar në Ligën Unike U14.

Skuadra prishtinase në dy ndeshje finale të “Play-offit” ka mundur Bashkimin, duke u kurorëzuar me titullin e kampionit në këtë kategori të garave.  

Në ndeshjen e parë, skuadra prishtinase fitoi me rezultat 74:83, kurse në atë të dytë me shifrat 77:55 dhe kështu u shpall kampione e Kosovës në U14.

Pas një edicioni të suksesshëm në këtë kategori, Marigona Hill Prishtina arriti të fitojë titullin.

Garat finale po vazhdojnë edhe kategoritë tjera për grupmoshat e reja..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat