Fitojnë Teuta e Goga Basket

Basketboll

Fitojnë Teuta e Goga Basket

Më: 30 maj 2021 Në ora: 11:11
Fitojnë Teuta e Goga Basket

Teuta dhe Goga Basket janë dy skuadrat finaliste të play off-it në basketboll për meshkuj, të kualifikuara pas ndeshjeve të dyta gjysmëfinale të luajtura sot.

Në “Fahrie Hoti”, ekipi i Goga Basket mposhti pa probleme 85-65 Tiranën, ndeshje e dominuar nga durrsakët. Bardheblutë dhanë maksimumin e tyre në parket, por e patën të pamundur të rivalizojnë.

Në Shkodër, skuadra e Teutës mposhti 82-73 Vllazninë, duke avancuar për në finale. Nga vendasit pritej më shumë në këtë turne, një ekip i përforcuar me shumë të huaj, por pa sukses, duke mos arritur objektivat.

Gjysmëfinale Play off – Meshkuj

Ndeshjet e para

Goga Basket – Tirana, 89-67 (1-0)

Teuta – Vllaznia, 94-90 (1-0)

Ndeshjet e dyta

Tirana – Goga Basket, 65-85 (0-2)

Vllaznia – Teuta, 73-82 (0-2).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat