Partizani mbijeton në Superligë

Basketboll

Partizani mbijeton në Superligë

Më: 30 maj 2021 Në ora: 12:20
Partizani mbijeton në Superligë

Partizani në basketboll për meshkuj do të luajë edhe sezonin e ardhshëm sportiv 2021-2022 në Superligë.

Skuadra e “kuqe”, drejtuar nga trajneri Erdal Borova, i fitoi të dyja përballjet e play out-it ndaj Dinamos.

Partizani mposhti “blutë” 74-69 në sfidën e dytë luajtur në “Asllan Rusi”, duke fituar 2-0 me ndeshje.

Një fitore e vështirë e Partizanit, që vuajti jo pak ndaj dinamovitëve, që do të luajnë sezonin tjetër sërish në Kategorinë e Parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat