George - më meritori për këtë fitore

Basketboll

George - më meritori për këtë fitore

Më: 25 qershor 2021 Në ora: 11:52
George - më meritori për këtë fitore

Los Angeles Clippers ka arritur ta fitojë ndeshjen e parë në finalen e Konferencës së Perëndimit në NBA.

Pas dy humbjeve radhazi në Phoenix Arena, LA Clippers kanë zhvilluar ndeshjen e tretë në Staples Center, ku edhe kanë triumfuar.

Pas 48 minutave lojë, Clippers fituan me 14 pikë ndaj Phoenix Suns 106:92.

Paul George ka qenë më meritori për këtë fitore të vendasve me 27 pikë, 15 kërcime e tetë asistime.

Ndërkohë me lojë të mirë u dallua edhe fundori Reggie Jackson që shtoi 23 pikë, derisa qendra kroate Ivica Zubac kontribuoi me 15 pikë e 16 kërcime.

Deandre Ayton ishte më efikasi te mysafirët me 18 pikë, por që nuk mjaftuan për t’i siguruar Phoenixit fitoren.

Kësisoj pas tri ndeshjeve të para në finalen e Konferencës së Perëndimit, Suns janë duke udhëhequr 2-1 me fitore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat