Suns fitojnë ndaj Clippers, një fitore larg finales së madhe

Basketboll

Suns fitojnë ndaj Clippers, një fitore larg finales së madhe

Më: 27 qershor 2021 Në ora: 08:35
Foto ilustrim

Phoenix Suns kanë mposhtur LA Clippers me rezultat 84-80.

Suns kanë fituar ndaj Clippers në ndeshjen e katërt të serisë së finales së Konferencës Perëndimore me rezultat 84-80.

Më të dalluarit në fitoren e Suns ishin Devin Booker me 25 pikë e dy kërcime dhe Deandre Ayton me 19 pikë, 22 kërcime, tre asistime.

Te Clippers më të mirët ishin Paul George me 23 pikë, 16 kërcime, gjashtë asistime edhe Reggie Jackson me 20 pikë, pesë kërcime, një asistim, që në fund ishin të pamjaftueshme për të parandaluar humbjen.

Me këtë fitore tani Suns udhëheqin 3-1 në serinë e finales së Konferencës Perëndimore dhe ju duhet vetëm edhe një fitore për të arritur në finalen e madhe.

Rezultati përfundimtarë:

Los Angeles Clippers 80 – 84 Phoenix Suns(1-3) 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat