Kurti: Bunjaku ka rëndësi të madhe për Bashkimin

Basketboll

Kurti: Bunjaku ka rëndësi të madhe për Bashkimin

Më: 2 korrik 2021 Në ora: 15:28
Kurti: Bunjaku ka rëndësi të madhe për Bashkimin

KB Bashkimi sot ka organizuar konferencë për shtyp, ku është prezentuar përforcimi i ri i klubit, Valon Bunjaku.

Në konferencë së bashku me Bunjakun ishin prezentë edhe Drejtori Sportiv i klubit, Artan Kurti dhe anëtari i kryesisë, Dren Marseli.

Valon Bunjaku është basketbollist nga qyteti i Prizrenit, i cili ka qenë edhe më parë pjesë e ekipit portokall e zi.

Image

Ai së fundi luajti për skuadrën Golden Eagle Ylli, me të cilën u shpallë kampion i Superligës së Kosovës dhe Ligës Unike, ndërsa më parë ka luajtur edhe për skuadra si Kalaja, Rahoveci dhe Sigal Prishtina.

Image

Në konferencë fillimisht fjalën e mori Drejtori Sportiv Kurti, i cili tha se transferimi i Valonit ka rëndësi të madhe për klubin, për tifozët dhe për qytetin. Ai shtoi se ky është hapi i parë që tregon ambiciet e klubit për këtë stinor dhe synimin e klubit për të qenë në nivelin që i takon Bashkimit.

Ndërkaq përforcimi i ri i Bashkimit, tha se së bashku me bashkëlojtarët e tij dhe tifozët Arpagjik't, do të synojnë ta ngrisin Bashkimin në nivel sa më të lartë.

"Jam shumë i lumtur që jam kthyer në Prizren te klubi i qytetit, pas afërsisht 6 vitesh. Gjatë këtyre 6 viteve besoj se kam fituar një përvojë goxha të mirë, ku bashkë me shokët e mi dhe përkrahjen e tifozëve Arpagjik't, do ta ngrisim nivelin e klubi, aty ku e ka vendin Bashkimi," tha Bunjaku.

Ndërkaq, anëtari i kryesisë, Dren Marseli, foli më shumë për pjesën organizative të klubit. Ai përmendi betejën jashtë fushës të KB Bashkimit përgjatë 3 viteve të fundit, duke thënë se përkundër vështirësive të shumta që ka pasur KB Bashkimi, tashmë është arritur konsolidimi, ndërsa obligimet e trashëguara janë shlyer të gjitha.

Disa prej problemeve të tejkaluara të klubit u përmendën si borxhet në ATK dhe paditë nga Gjykata e Arbitrazhit Sportiv.

Ndërkaq krahas kësaj, ai përmendi edhe sukseset e arritura të klubit si krijimi i hapësirave të reja dhe puna me gjeneratat e reja në shkollën e basketbollit. Marseli për fund i falenderoi të gjithë sponsorët që vazhdojnë ta përkrahin klubin dhe i ftoi të gjithë kompanitë e tjera që të shfrytëzojnë Ligjin për Sponzorim dhe t'i bashkohen klubit të qytetit për ta përkrahuar atë drejt sukseseve të synuara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat