Krasniqi të Prizreni

Basketboll

Krasniqi të Prizreni

Më: 7 korrik 2021 Në ora: 16:53
Krasniqi të Prizreni

Klubi i të rinjve Prizreni është përforcuar me një basketbollist të talentuar. Është fjala për Rilind Krasniqi.

“Rilind Krasniqi në KB Prizreni-16!

Zyrtarisht ish basketbollisti i Yllit, Rilind Krasniqi do të vishet bardh e zi në edicionin që vjen.

Pas bisedimeve gjatë fundjavës, sot u bë realizimi final i marrëveshjes dhe Rilind Krasniqi ka nënshkruar kontratë njëvjeçare me mundësi vazhdimi.

Vlen të ceket se Krasniqi ka qenë njëri ndër potencialët më të mdhenj të gjeneratës së re, ku jo rastëshisht ishte më meritori kur Kosova U-18 u shpall kampion Evrope ne divisionin C, dhe jemi shumë të sigurt që një kontribut të tillë do e bën edhe tek skuadra jonë.

Rilind Krasniqi para dy viteve ishte pjesë edhe në skuadrën e Sigal Prishtinës.

E veçanta e këtij kalimi është se Rilindi për herë të dytë do të jetë nën urdhërat e trajnerit Rifati të cilët kan kaluar një sezon të përbashkët tek Ylli në sezonin 2017/18”, njofton KB Prizreni -16.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat