Suns drejt titullit të parë

Basketboll

Suns drejt titullit të parë

Më: 9 korrik 2021 Në ora: 11:11
Suns drejt titullit të parë

Phoenix Suns edhe në ndeshjen e dytë të finales në NBA triumfoi ndaj Milwaukee Bucks me rezultat 118-108 dhe tashmë thellon epërsin në 2:0.

Suns në këtë ndeshje në mënyrë ekipore shënoi 20 trica, derisa në anën tjetër Giannis Antetokounmpo luajti me rekord personal, por nuk u ndihmua nga bashkëlojtarët e tij dhe kështu e pësuan edhe ndeshjen e dytë.

Devin Booker ishte koshashënuesi më i mirë te Suns me 31 pikë, derisa u dalluan edhe Mikal Bridges me 27 pikë dhe Chris Paul me 23 pikë të tjera.

Te Bucks, Giannis Antetokounmpo e theu rekordin personal të Play Offit me 42 pikë, por nuk mjaftoi për fitore.

Tani seria do të bartet në Milwaukee. Ndeshja e tretë do të luhet më 12 korrik nga ora 2:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat