Bucks arrijnë fitoren e parë ndaj Suns

Basketboll

Bucks arrijnë fitoren e parë ndaj Suns

Më: 12 korrik 2021 Në ora: 08:49
Bucks kanë mposhtur Suns

Milwaukee Bucks ka arritur fitoren e parë në serinë e finaleve ndaj Phoenix Suns.

Bucks kanë mposhtur Suns në ndeshjen e tretë të serisë finale të NBA.

Më meritorët në fitoren e Bucks ishin Giannis Antetokounmpo me 41 pikë, 13 kërcime, gjashtë asistime dhe Jrue Holiday me 21 pikë, pesë kërcime, nëntë asistime.

Te Suns më të mirët ishin Chris Paul me 19 pikë, nëntë asistime dhe Deandre Ayton me 18 pikë, nëntë kërcime.

Pas tri ndeshjeve të zhvilluara Suns udhëheqin 2-1 me fitore ndaj Bucks.

Rezultati përfundimtar:

Milwaukee Bucks 120 – 100 Phoenix Suns(1-2) 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat