Hana shpreson të realizojë ëndrrën që nuk mundi ta shijojë nëna e saj

Basketboll

Hana shpreson të realizojë ëndrrën që nuk mundi ta shijojë nëna e saj

Më: 15 korrik 2021 Në ora: 14:28
Hana shpreson të realizojë ëndrrën që nuk mundi ta shijojë nëna e saj

Kosova A te femrat për herë të parë do të garojë në Kampionatin Evropian për Shtete të Vogla. Vashat dardane do të debutojnë në Qipro.

Shumë gjenerata e kishin ëndërruar, por nuk mund të luanin, pasi Kosova nuk ishte e pranuar në arenën ndërkombëtare.

Njëra ndër basketbollistet e dalluara ishte Teuta Abdullahu. Ish-basketbollistja e Universitetit të Prishtinës fitoi shumë trofe në Kosovë, por nuk arriti të veshë fanellën e Kosovës.

Por, ëndrrën e saj mund t’ia plotësojë vajza e saj, Hana. Ajo është vetëm 7 vjeçare dhe luan basketboll. “Më pëlqen basketbolli dhe shpresoj që një ditë të luaj për Kosovën A”, shprehet vogëlushja 7 vjeçare.

Anëtarja e Bordit të FBK-së është e lumtur që vashat e Kosovës A do të debutojnë në arenën ndërkombëtare, derisa ju bënë thirrje të gjitha vajzave që të merren me basketboll dhe të mos ndahen asnjëherë nga ky sport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat