FBK iu drejtohet klubeve

Basketboll

FBK iu drejtohet klubeve

Më: 6 gusht 2021 Në ora: 11:14
FBK iu drejtohet klubeve

Hapet Thirrja për Aplikim për Plotësim të Kritereve për Licencim të Klubeve të Superligës për edicionin 2021/22!

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) njofton të gjitha klubet e Prince Caffe Superligës së Kosovës se prej 6 deri më 13 gusht do të hapet Thirrja për Aplikim për Plotësim të Kritereve për Licencim të Klubeve të Superligës për edicionin 2021/22.

Klubet e Superligës duhet të plotësojnë formularët (i gjeni në vegëzën e veçantë në faqen zyrtare të FBK-së: KRITERET – Thirrja 2021/22) dhe t’i dërgojnë në adresën elektronike [email protected] më së largu më 13 gusht në ora 16:00.

Afati vlen për të gjitha klubet e elitës, pa asnjë përjashtim. Skuadrat të cilat pas afatit i dërgojnë materialet për plotësim të kritereve, nuk do të merren parasysh.

Komisioni për Licencim i FBK-së më 17 gusht do t’i shqyrtojë aplikacionet e dërguara nga klubet në FBK, kurse më 18 gusht, Bordi i FBK-së do t’i shqyrtojë aplikacionet e propozuara për licencim nga Komisioni për Licencim, ndërsa më 19 e 20 gusht do të hapet afati për ankesa në FBK (nëse do të ketë të tilla), të cilat do të shqyrtohen nga Komisioni Arbitrar i FBK-së më 23 gusht. Ky i fundit do t’ia dërgoj Bordit të FBK-së propozimet dhe kështu më 25 gusht do të miratohet lista përfundimtare e klubeve të licencuara për të garuar në edicionin e ri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat