Basketbollistët e së ardhmes te Kosova

Basketboll

Basketbollistët e së ardhmes te Kosova

Më: 6 gusht 2021 Në ora: 14:44
Basketbollistët e së ardhmes te Kosova

Kosova U16 në konkurrencën e meshkujve po i vazhdon përgatitjet për FIBA European Challenger, që do të zhvillohet në kryeqytetin e Kosovës.

Kjo ngjarje është shumë e rëndësishme, pasi zhvillohet në Prishtinë, ku FIBA Evropa i besoi edhe një ngjarje madhore Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK).

Nën drejtimin e Dritëro Sefajës, basketbollistët e Kosovës janë duke u stërvitur dy herë në ditë, në mënyrë që të jenë sa më të gatshëm për këtë garë, ku përveç Dardanëve, do të marrin pjesë edhe Shqipëria, Luksemburgu, Malta, Moldavia dhe Gjibraltari.

Atmosfera në kampin e Kosovës është shumë e mirë dhe motivi është i lartë. Për shumë lojtarë do të jetë hera e parë që do të luajnë në arenën ndërkombëtare, por që pritet të jenë e ardhmja e Kosovës.

Mosha mesatare te basketbollistët e grumbulluar është 15.4 vjeç.

Ndërkohë, gjatësia mesatare është 184 centimetra. Garat do të zhvillohen nga 16 deri më 21 Gusht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat