Dest nuk po e kuptonte se ku gjendej

Basketboll

Dest nuk po e kuptonte se ku gjendej

Më: 8 gusht 2021 Në ora: 17:45
Dest nuk po e kuptonte se ku gjendej

Lionel Mesi ka mbajtur një konferencë ku dha lamtumirën e tij nga Barcelona.

Ky është një prej momenteve më të rëndësishëm në gjithë historinë e futbollit dhe do të kujtohet gjatë, për të mos thënë përjetësisht.

Por një prej lojtarëve të Barcelonës e ka marrë me shumë sportivitet, duke e tepruar. Me mungesën e madhe të seriozitetit,

Dest kishte zgjedhur që të vishej shumë sportiv dhe gati për të luajtur basketboll.

Si të ishte duke shkuar në plazh ose duke shëtitur rrugëve të Spanjës, megjithëse gjendej në fjalimin e lamtumirës të një prej lojtarëve më të mirë në historinë e futbollit. Veshja e Dest ka tërhequr vëmendjen e shumë tifozëve që e kanë kritikuar hapur për moskokëçarjen e treguar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat