Të premten hidhet shorti për Superligë

Basketboll

Të premten hidhet shorti për Superligë

Më: 19 gusht 2021 Në ora: 17:22
Të premten hidhet shorti për Superligë

Të premten (nesër) nga ora 13:00 do të bëhet hedhja e shortit të Superligës për edicionin 2021-2022.

Për shkak të masave mbrojtëse ndaj COVID-19, shorti i Superligës do të transmetohet ‘LIVE’ në faqen zyrtare të Federatës së Basketbollit të Kosovës në Facebook.

Edicioni i ri në elitën e basketbollit të Kosovës do të fillojë në mesin e muajit shtator.

Fillimisht nga 1 deri më 5 Shtator do të zhvillohet Superkupa e Kosovës te meshkujt, ku do të marrin pjesë tetë skuadrat e elitës dhe më pas do të garohet për Superligë.

Në edicionin e kaluar kampion ishte shpallur Golden Eagle Ylli, kurse Kupën dhe Superkupën e fitoi Sigal Prishtina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat