Moldavia fiton ndaj Maltës

Basketboll

Moldavia fiton ndaj Maltës

Më: 20 gusht 2021 Në ora: 18:12
Moldavia fiton ndaj Maltës

Moldavia ka shënuar fitoren e parë në FIBA European Challenger, duke mundur Maltën 53:41 (6:14, 13:7, 19:3, 15:17).

Ndeshjen më mirë e nisi Malta, duke qenë bindshëm më të mirë në çerekun e parë 6:14, por moldavët u rikthyen shpejt në periudhën e dytë, që e fituan 13:7, për të shkuar në pushim me shifrat 19:21.

Moldavia vazhdoi me lojë të mirë dhe dallimin e bëri në periodën e tretë, ku dominoi totalisht, duke e fituar këtë pjesë 19:3, ndërsa rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 38:24.

Moldavia menaxhoi mirë edhe në 10 minutat e fundit për të fituar me rezultat 53:41.

Moldavia dhe Malta tani kanë nga një fitore dhe tri humbje.

Nga ora 20:00, takohet Luksemburgu dhe Gjibraltari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat