Prishtina nënshkruan me talentin Jani Palokaj

Basketboll

Prishtina nënshkruan me talentin Jani Palokaj

Më: 26 gusht 2021 Në ora: 12:12
Prishtina nënshkruan me talentin Jani Palokaj

KB Prishtina ka vazhduar me përforcime për sezonin e ri.

lSigal Prishtina ka njoftuar nënshkrimin me basketbollistin e talentuar, Jani Palokaj.

Klubi kryeqytetas ka vazhduar me përforcime para nisjes së sezonit 2021/22 në Superligën e Kosovës në basketboll.

Pasi njoftoi gjatë të mërkures për transferimin e vëllezërve Lejson e Jetmir Zeqiri, Prishtina ka konfirmuar edhe një transferim të ri.

Bëhet fjalë për talentin shqiptar nga Kroacia, Jani Palokaj, i cili vjen për ta ndihmuar Prishtinën drejt arritjes së objektivave.

"Presidenti Burim Maraj dhe drejtori i klubit Edmond Azemi takuan super talentin shqiptar nga Kroacia Jani Palokaj
Jani ka nënshkruar kontratën me klubin më të trofeshëm shqiptar.
Jani u zotua që do të jap më shumë se maksimumin që t’i arrijë synimet e klubit nga kryeqyteti", njofton Sigal Prishtina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat