FIBA licencon 1 komisioner dhe 4 gjyqtarë nga FBK për periudhën 2021-2023

Basketboll

FIBA licencon 1 komisioner dhe 4 gjyqtarë nga FBK për periudhën 2021-2023

Më: 27 gusht 2021 Në ora: 17:22
FIBA licencon 1 komisioner dhe 4 gjyqtarë nga FBK për periudhën 2021-2023

FIBA licencon 1 Komisioner dhe 4 Gjyqtarë nga FBK për periudhën 2021-2023!

Federata Ndërkombëtare e Basketbollit (FIBA) nëpërmjet një shkrese e ka informuar Federatën e Basketbollit të Kosovës (FBK) se me rekomandim të Komisionit Teknik të FIBA-s janë licencuar për periudhën 2021-2023, një (1) Komisioner dhe katër (4) Gjyqtarë të FBK-së.

Komesari i Garave në FBK dhe Instruktori Nacional i FBK-së, Faton Kurshumlija është licencuar si Komisioner, ndërsa Dardan Maxhuni, Xhelal Mumini, Ngadhnjim Shabani dhe Daut Mehmeti janë licencuar si gjyqtarë.

Licencimi i personave zyrtarë të ndeshjeve nga FIBA vjen si rezultat i punës së Federatës së Basketbollit të Kosovës dhe përkushtimit të FBK-së për zhvillimin e gjyqtarëve/e të basketbollit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat