Goditje e rëndë, KB Pejën e largojnë nga Liga Ballkanike

Basketboll

Goditje e rëndë, KB Pejën e largojnë nga Liga Ballkanike

Nga: K.G. Më: 6 tetor 2021 Në ora: 14:09
Goditje e rëndë, KB Pejën e largojnë nga Liga Ballkanike

KB Peja nuk do të marrë pjesë në sezonin 2021-2022 të Delasport Balkan League.
Vendimi erdhi sot nga Drejtori Sportiv Z. Shay Shtriks.

Z. Shtriks foli sot me presidentin e Federatës së Basketbollit të Kosovës, z. Arben Fetahu dhe i shpjegoi vendimin e tij.

KB Peja refuzoi të konfirmojë orarin zyrtar të garave si dhe të përmbushë të gjitha obligimet e tyre financiare ndaj BIBL në afatet e përcaktuara, njofton faqja zyrtare e BIBL-së. 

Ai nuk sheh ndonjë të ardhme me pjesëmarrjen e KB Peja në ligë.

Prandaj, KB Peja konsiderohet zyrtarisht e larguar nga Liga. KJo është goditje e rëndë për basketbollin e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat