Bashkimi sfidohet nga Trepça

Basketboll

Bashkimi sfidohet nga Trepça

Më: 8 tetor 2021 Në ora: 13:34
Bashkimi sfidohet nga Trepça

Pas ndeshjes ndërmjet Pejës dhe Prizrenit 16, java e pestë do të vazhdojë me ndeshje shumë interesante.

Të shtunën Sigal Prishtina e pret Rahovecin. Bardhekaltrit kanë dy fitore dhe dy humbje në këtë edicion, kurse Vreshtarët kanë një fitore dhe tri humbje.

Skuadrat me traditë në basketbollin e Kosovës, Bashkimi dhe Trepça do të përballen të dielën. Prizrenasit kanë dy fitore dhe dy humbje, ndërsa mitrovicasit janë skuadra e vetme pa humbje në elitë, me katër fitore në katër ndeshje të zhvilluara.

Takimi i fundit do të zhvillohet ndërmjet RC Cola Dritës, që ka katër humbje në katër ndeshje të zhvilluara dhe Golden Eagle Yllit. Kampionët nuk e kanë nisur mirë edicionin e ri, me një fitore dhe tri humbje. Fitorja e vetme ishte ndaj Sigal Prishtinës në fundjavën e kaluar.

Në ndeshjet e basketbollit, lejohen 10 e tifozëve në palestër, duke respektuar masat anti-Covid.

Java 5

Peja - Prizreni 16 89:82

E shtunë

19:00 Sigal Prishtina - Rahoveci

E diel

17:00 Bashkimi - Trepça

19:00 Drita - Golden Eagle Ylli

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat